Gjobë e madhe për LinkedIn, mësohet shuma sa duhet të paguajë dhe pse

Platforma LinkedIn duhet të paguajë një gjobë të madhe në Bashkimin Evropian.

Rregullatori irlandez i mbrojtjes së të dhënave gjobiti platformën e biznesit LinkedIn me 310 milionë euro për përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve në Bashkimin Evropian, të cilat i përdori për reklama të synuara.

Rregullatori po kërkon gjithashtu nga LinkedIn, një kompani në pronësi të Microsoft, të sjellë përpunimin e të dhënave të saj në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), transmeton Telegrafi.

Zëvendës komisioneri i rregullatorit irlandez, Graham Doyle, tha në një deklaratë se përpunimi i të dhënave personale pa bazën e duhur ligjore, përfaqëson një shkelje të qartë dhe serioze të së drejtës themelore të subjektit për mbrojtjen e të dhënave.

Kompania LinkedIn tha se rasti i kontestuar i referohet vitit 2018 dhe shtoi se do të jetë në përputhje me rregullat evropiane brenda afatit të caktuar, shkruan Bloomberg.

LinkedIn, si shumë kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ka selinë e tij evropiane në Irlandë, që do të thotë se rregullatorët lokalë kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e BE-së./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Gjykata Speciale do të verifikojë asetet e Salih Mustafës për të kompensuar viktimat

    Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do te bëjë kompensimin e viktimave që marrin këtë status në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, nga…

    Fyerjet raciste ndaj Lamine Yamal nga tifozët, Real Madridi del me komunikatë zyrtare

    Barcelona ka triumfuar me rezultat me rezultat 0-4 në udhëtim te Real Madridi duke fituar El Clasicon e parë të këtij sezoni. Megjithatë një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në…

    Mos i humbisni

    Gjobë e madhe për LinkedIn, mësohet shuma sa duhet të paguajë dhe pse

    • October 27, 2024
    Gjobë e madhe për LinkedIn, mësohet shuma sa duhet të paguajë dhe pse

    Gjykata Speciale do të verifikojë asetet e Salih Mustafës për të kompensuar viktimat

    • October 27, 2024
    Gjykata Speciale do të verifikojë asetet e Salih Mustafës për të kompensuar viktimat

    Fyerjet raciste ndaj Lamine Yamal nga tifozët, Real Madridi del me komunikatë zyrtare

    • October 27, 2024
    Fyerjet raciste ndaj Lamine Yamal nga tifozët, Real Madridi del me komunikatë zyrtare

    Zyrtare: Ja kur nis sezoni i ri i “BB Vip Albania 4” dhe emrat që pritet ti bashkohen

    • October 27, 2024
    Zyrtare: Ja kur nis sezoni i ri i “BB Vip Albania 4” dhe emrat që pritet ti bashkohen

    Në Malishevë vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë

    • October 27, 2024
    Në Malishevë vetura godet për vdekje një person që ishte në karrocë

    Kurti takoi ambasadorin Guerot,e falenderon për mbështetjen e vazhdueshme të Francës

    • October 27, 2024
    Kurti takoi ambasadorin Guerot,e falenderon për mbështetjen e vazhdueshme të Francës