Gjykata Speciale do të verifikojë asetet e Salih Mustafës për të kompensuar viktimat

Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do te bëjë kompensimin e viktimave që marrin këtë status në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, nga kjo e fundit kanë thënë se do të bëjnë një verifikim të aseteve të Mustafës.

Kur Gjykata Speciale e Kosovës nxori vendim që Sali Mustafa i dënuar për krime lufte obligohet të kompensojë viktimat në shumën prej 207 mijë eurove, kishin konstatuar se ai nuk zotëron mjete për të bërë këtë pagesë.

Por për këtë tashmë Gjykata Speciale, ka kërkuar që të përcaktohet shkalla se deri në çfarë shume mund të ndodhë kompensimi i viktimave nga vetë Mustafa, duke bërë kështu verifikimin e pasurisë që ka ai.

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në një përgjigje për Dukagjinin kanë konfirmuar se viktimat do të drejtohen për kompensim tek autoritetet në Kosovë.

“Shumica e informatave rreth vendimit për dëmshpërblim në rastin e Salih Mustafës ende nuk janë publike. Në prill të vitit 2023, Paneli Gjyqësor urdhëroi z. Mustafa të paguajë një shumë të përgjithshme prej 207.000 eurove si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar mbi viktimat e krimeve, për të cilat është dënuar. Tetë vktima kanë marrë pjesë në këtë rast dhe bazuar në vendim, ata do të perfitojnë me shuma të ndryshme nga vendimi. Në rast se z. Mustafa nuk është në gjendje të paguajë dëmshpërblim, Paneli Gjyqtar në vendimin për dëmshpërblim ka paraqitur një numër mundësish në kuadër të të cilave aktere tjerë, përfshirë Kosovën, mund të perfshihen për t’ua mundësuar viktimave qasjen në dëmshpërblim më17 janar të vitit 2024, Presidentja e KSC, Trendafilova e ka caktuar gjyqtarin Gilbert Bitti si gjyqtar i vetëm për ta mbikqyrë implementimin nga Administratori i Vendimit për Dëmshpërblim”.

“Në vendimin e tij të marsit të këtij viti, gjyqtari ftoi z. Mustafa që të bëjë pagesë vullnetare dhe e urdhëroi Administratorin që ta informojë për modalitetet rreth kësaj. Ai po ashtu ka lëshuar vendime përkitazi me asetet potenciale të z. Mustafa që do të përdoreshin për zbatimin e pjesshëm të vendimit për dëmshpërblim mbi bazën e pagesave proporcionale për viktimat. Gjyqtari e udhëzoi administratorin që sapo të pranohen këto pagesa të pjesshme, të konsultohet me avokatin e viktimave sa i përket mënyrës më efektive për t’ua dorëzuar secilës viktimë fondet e alokuara. Gjyqtari ka sugjeruar se para dorëzimit të ndonjë aplikacioni potencial për programin e Kompensimit të Viktimave të Krimit në Kosovë, duhet të përcaktohet nëse dhe në çfarë shkalle Mustafa mund të paguajë vet dëmshpërblimin sipas urdhrit të gjykatës brenda një periudhe të arsyeshme kohore”, kanë deklaruar Dhomat e Specializuara për Kosovën.

Në rastin e Mustafës, janë konfirmuar 8 viktima.

Kaq viktima kanë marrë pjesë edhe në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, po ashtu i dënuar për krime lufte.

Ndërkohë që në këtë rast ende nuk është lëshuar ndonjë urdhër dëmshpërblimi.

Sfidues e problematik kompensimin e viktimave të luftës, e shohin në Fondin për të Drejtën Humanitare, të cilët thonë se verifikimi i pasurisë do të duhej të bëhej në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë.

“Në rast se bëjnë ndonjë verifikim tek të akuzuarit ata duhet ndihmë edhe ndihma e organeve të Kosovës, që të bëhet se çfarë pasurie të luajtshme apo të paluajtshme posedojnë të akuzuarit, për arsye se ata me rastin e shqiptimit të urdhrit qoftë person i akuzuar apo nga fondi duhet të bëhet kompensimi”, ka thënë Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Në dhjetor të vitit 2022, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u dënua për krime lufte me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, ndërkohë që në shtator të këtij viti Apeli ia uli dënimin në 15 vjet burgim./Dukagjini

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër