Haradinaj: Koalicioni AAK-NISMA mund t’i ketë 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin “Klan Kosova” të hënën, ka thënë se subjekti që ai drejton, në bazë të matjeve, mund t’i fitojë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke llogaritur edhe votat e partnerit të koalicionit (NISMA).

Haradinaj ka theksuar se votat nga diaspora mund të arrijnë deri në 10 mijë, duke krijuar mundësinë për një total prej deri në 150 mijë votave. Ai ka vlerësuar se të tri subjektet politike opozitare mund të sigurojnë një rezultat prej mbi 20 për qind në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, të cilat janë caktuar më 9 shkurt 2025.

“Ne kemi rreth 110 mijë vota… Dhe eventualisht votat nga diaspora – ndoshta – deri në 10 mijë. Ekziston mundësia reale që ne t’i kemi deri në 150 mijë vota. Të tri subjektet politike opozitare do të kenë 20 për qind plus. Pra, do të kemi një shumicë të madhe në parlamentin e ardhshëm. Ne mund t’i kemi 25 deputetë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata. Por, shumë politikanë kanë nisur të mobilizohen për betejën e radhës zgjedhore, në një kohë kur përplasjet mes grupeve politike dhe polarizimi i skajshëm kanë arritur në nivele të reja, duke krijuar një atmosferë të tensionuar para pak më shumë se tre muaj nga cikli i ri elektoral.

  • Postime të ngjashme

    Alfred Cako parashikon fitore të thellë të Kurtit me këtë përqindje në zgjedhjet e reja, jep paralajmërimin e “fuqishëm”

    Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, parashikon që Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se Kurti do të fitojë me 75%…

    Rrëfimi interesant nga Mike Tyson: Hyra në burg me 15 milionë dollarë në llogarinë time, dola me 300-400 milionë

    Mike Tyson vazhdoi përgatitjet e tij për ndeshjen kundër YouTuber-it Jake Paul, që do të zhvillohet më 15 nëntor në Teksas. Edhe pse të dy luftëtarët janë larg nga më…

    Mos i humbisni

    Haradinaj: Koalicioni AAK-NISMA mund t’i ketë 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës

    • November 5, 2024
    Haradinaj: Koalicioni AAK-NISMA mund t’i ketë 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës

    Alfred Cako parashikon fitore të thellë të Kurtit me këtë përqindje në zgjedhjet e reja, jep paralajmërimin e “fuqishëm”

    • November 5, 2024
    Alfred Cako parashikon fitore të thellë të Kurtit me këtë përqindje në zgjedhjet e reja, jep paralajmërimin e “fuqishëm”

    Rrëfimi interesant nga Mike Tyson: Hyra në burg me 15 milionë dollarë në llogarinë time, dola me 300-400 milionë

    • November 5, 2024
    Rrëfimi interesant nga Mike Tyson: Hyra në burg me 15 milionë dollarë në llogarinë time, dola me 300-400 milionë

    Rama publikon pamjet natën nga Ura e Kukësit: Plast syri i keq, na shani sa më shumë!

    • November 5, 2024
    Rama publikon pamjet natën nga Ura e Kukësit: Plast syri i keq, na shani sa më shumë!

    Balluku: Në 1 janar 2025 synojmë të ulim çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri

    • November 5, 2024
    Balluku: Në 1 janar 2025 synojmë të ulim çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri

    Ukrainasit hedhin në erë autoblindën ruse, e godasin direkt me Javelin

    • November 5, 2024
    Ukrainasit hedhin në erë autoblindën ruse, e godasin direkt me Javelin