“Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

“Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”.

Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit, i cili dëshmoi kundër Hashim Thaçit në Hagë. Nga studio e A2, ai tha se kërkonin asgjësimin e tij, teksa sjell në vëmendje edhe një sulm që rezultoi me plagosjen e tij dhe humbjen e dy miqve të tij, duke e cilësuar atë si pasojë e një komunikate numër 59 të shkruar nga Thaçi.

“Ata kërkonin asgjësimin tim. Ata e përdornin emrin e shtabit të përgjithshëm, jo emrin të përveçëm. Në vitin 2001 organizohet një pritë kundër meje. Mi vrasin dy shokë, mua më plagosin. Njëri ka qenë Besim Dajaku”, tha Geci në A2.

Ndonëse nuk ndien frikë, ai pranon rrezikun nga ‘njerëzit e natës’, siç i quan ai.

“Me thënë të drejtën, unë frikë nuk kam, rrezik ka, por frikë nuk kam se nuk i frikësohem këtyre hienave të natës. Nuk i jam frikësuar Serbisë që ka pasur helikopterë, jo këtyre të hajnave natën, që këta veç natën janë fortë”, tha ai në A2.

Ai shprehu gatishmëri për të dëshmuar në Hagë, duke mbrojtur legjitimitetin e tij dhe për të zbuluar të vërtetën mbi komunikatën 59, për të cilën akuzon drejtpërdrejt Hashim Thaçin

“Hashim Thaçi është munduar me më denigruar. Më para ka shkuar Fadili që aty me ju kallëzu që nëse nuk është Ganiu, është Fadili dhe ne jemi 7 vëllezër dhe ne jemi të pëqëndruar të mbrojmë njëri-tjetrin dhe që nuk mund të na zmbrapsin nga e drejta jonë legjitime, nacionaliste, demokratike, për të kërkuar zbardhjen e komunikatës numër 59, për të kërkuar ata që na vranë, për të kërkuar ata që dhanë urdhër, për të kërkuar ata që shkruan komunikatën”.

Ai rikujtoi luftën e vitit 1998 dhe kthimin e tij nga Gjermania për t’u bërë pjesë e lëvizjes së rezistencës, teksa ndau ngjarjet e tensionuara në të cilat u përfshi, duke përmendur momentet kur iu tentua arrestimi i vëllait të tij për arsye politike. Geci ruajti dokumente të rëndësishme në një enë plastike dhe pas përfundimit të luftës, këto dokumente u shfaqën për të treguar të vërtetën.

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër