Ish-aleati i Vuçiqit: Presidenti serb gënjeu se ka folur me Trumpin – ja dëshmia

Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb Aleksandar Vuçiq thotë se ky i fundit ka gënjyer të gjithë për bisedën që tha se e bëri në telefon me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.

Në një faqe në X, që është me emër të Trump janë publikuar fotografitë dhe emrat e liderëve botërorë me të cilët presidenti amerikan në ardhje ka folur. Në mesin e tyre, askund nuk figuron fotografia e as emri i Vuçiqit.

“E ku është këtu Vuçiqi”, pyet Shormaz mbi fotografinë e publikuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiç në Instagramin e tij.

Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

“Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën”, tha ai.

Ai theksoi se Trumpi e falënderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga “qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat”.

  • Postime të ngjashme

    Vrasja e “Strellës” në Ferizaj, Apeli merr vendimin për vëllain e Butës

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, me të cilin më 30 prill 2024 Qëndrim Januzi u dënua 17 vite burgim për akuzën se privoi…

    Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

    Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes i Kroacisë në seancën e sotme mbështeti njëzëri blerjen e tetë sistemeve raketore HIMARS, me vlerë gati 290 milionë dollarë. “Me HIMARS-in, Forcat e Armatosura po…

    Mos i humbisni

    Ish-aleati i Vuçiqit: Presidenti serb gënjeu se ka folur me Trumpin – ja dëshmia

    • November 12, 2024
    Ish-aleati i Vuçiqit: Presidenti serb gënjeu se ka folur me Trumpin – ja dëshmia

    Vrasja e “Strellës” në Ferizaj, Apeli merr vendimin për vëllain e Butës

    • November 12, 2024
    Vrasja e “Strellës” në Ferizaj, Apeli merr vendimin për vëllain e Butës

    Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

    • November 12, 2024
    Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

    Rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha në Kursk, ukrainasit po ua shkatërrojnë makinerinë luftarake

    • November 11, 2024
    Rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha në Kursk, ukrainasit po ua shkatërrojnë makinerinë luftarake

    Erdogan: Paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë

    • November 11, 2024
    Erdogan: Paaftësia e vendeve muslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë

    Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA

    • November 11, 2024
    Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA