Mbrëmjen e kaluar (e enjte) ‘Vëllai i Madh’ ka organizuar një natë argëtuese për vajzat e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Të ndarë nga banorët meshkuj, vajzat kanë shijuar një ‘Pyjama Party’ duke vallëzuar e pirë për disa orë së bashku.
Por, një reagim që moderatorja Kiara Tito bëri kur u lëshua kënga “Lejla” e ish-partneri të saj, Butrint Imeri ka marr vëmendje.
Teksa në sfond u dëgjua kënga e artistin nga Kosova, Kiara ka kërkuar që produksioni ta ndërronte këngën e tij.
“Ndërroje, ndërroje, është e vjetër, na vendosni një tjetër”, ishte reagimi i Kiarës.
Kujtojmë që romanca e prezantuese me Imerin u vu në qendër të vëmendjes sërish pas hyrjes së saj në shtëpinë e BBVA.
Madje në javët e para Butrinit tregoj se po e mbështeste këtë rrugëtim të saj duke postuar një Instagram një foto të moderatores.
Megjithatë, kjo histori tashmë I takon te kaluarës pasi prej javësh Kiara po e shijon një lidhje dashurie me protagonistin e këtij edicioni, këngëtarin Luiz Ejlli./Telegrafi