Përfaqësuesja amerikane Rashida Tlaib, gruaja e parë palestinezo-amerikane që ka shërbyer në Kongres, ka akuzuar presidentin Joe Biden për “mbështetjen e një gjenocidi kundër palestinezëve” dhe paralajmëroi për pasojat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në një video të postuar në X, kongresistja demokrate nga Miçigani përsëriti thirrjet e saj që Bideni të mbështeste një armëpushim në konfliktin pothuajse njëmujor Izrael-Hamas.
“Joe Biden mbështeti gjenocidin ndaj popullit palestinez”, tha Tlaib në videon e cila tregonte imazhe të të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimet në Gaza, demonstratat pro-palestineze në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Bidenin që deklaronte mbështetje për Izraelin dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu duke falënderuar presidentin amerikan.