“Kosova nuk është vend pa ligj”, Pacolli-Borrellit: S’do të jemi kurrë një shtet ku terroristët veprojnë lirshëm

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të Lartë të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Josep Borrell, i cili dje i ka cilësuar arrestimet në veri si të jashtëligjshme.

Gjithashtu, Borrell ka përmendur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat kanë marshuar dje në Mitrovicë të Jugut dhe retorikën e ashpër të Serbisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Borell dhe gjithë tjerët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është vend pa ligj.

“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit”, shkroi Pacolli.

Ai më tutje theksoi se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm.

“Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”, shkroi Pacolli.

  • Postime të ngjashme

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Në emisionin…

    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro. Kështu, Abdixhiku përmes një video të publikuar në…

    Mos i humbisni

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    • October 30, 2024
    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    • October 30, 2024
    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    Kryetarja e Preshevës e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i madh për ne

    • October 30, 2024
    Kryetarja e Preshevës e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i madh për ne

    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    • October 30, 2024
    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    • October 30, 2024
    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025

    • October 30, 2024
    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025