Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëprit sot në zyrën e tij, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë po shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.
Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve.
Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.