Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka thënë se sulmi i së dielës në veri të Kosovës s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtrake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi. Kurti ka thënë se një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë.

I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.

Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

Kurti po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës, janë “Slobodan Millosheviq dhe Zheljko Raznatoviq Arkan” të cilët siç deklaroi Kurti, dëshiron ta kthejë rajonin në vitet e 90-ta, duke shtuar dhe se “grupet paramilitare” në Kosovë janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Wagner, duke i quajtur Vuçiqin dhe Radoiçiqin “Putin dhe Prigozin”.

Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.

“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, tha ai.

  • Postime të ngjashme

    Trump zyrtarizon mikun e Kosovës, senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

    Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re. “Ai do të jetë një avokat…

    Syla: Albin Kurtit kanë me i dalë video, skandale të reja

    Sipas analistit Valon Syla, kryeministri Kurti dëshiton me përçu mesazhin që është “përfaqësues i popullit e mos e dëgjoni askënd tjetër”. Por, Syla paralajmëron se kryeministrit do t’i dalin video…

    Mos i humbisni

    Trump zyrtarizon mikun e Kosovës, senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

    • November 13, 2024
    Trump zyrtarizon mikun e Kosovës, senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

    Syla: Albin Kurtit kanë me i dalë video, skandale të reja

    • November 13, 2024
    Syla: Albin Kurtit kanë me i dalë video, skandale të reja

    Këta janë dy të rinjtë që u vranë sot në Klinë

    • November 13, 2024
    Këta janë dy të rinjtë që u vranë sot në Klinë

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    • November 12, 2024
    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    • November 12, 2024
    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    • November 12, 2024
    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik