“Larg duart nga gjuha shqipe”, deputetët e “Frontit Evropian” shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoski-t në Kuvend

“Larg duart nga gjuha shqipe”, ka qenë një nga parullat që deputetët e “Frontit Evropian” – i drejtuar nga Ali Ahmeti – e kanë shpalosur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjatë fjalimit të kryeministrit Hristjan Mickoksi.

Kjo ka ndodhur në seancën parlamentare të së enjtes, ku deputetët parashtruan pyetje për kryeministrin.

Shpalosja e këtyre pankartave është bërë si shenjë proteste ndaj veprimeve të qeverisë së Mickoski-t në raport me shqiptarët si dhe pas paralajmërimeve se disa nene të Ligjit për Gjuhë mund të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese.

“PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, është shkruar në pankartat e tjera që deputetët e “Frontit Evropian”, i kanë mbajtur në duar.

Ky veprim i opozitës shqiptare ka ardhur pasi që të njëjtit kanë filluar një aksion opozitar për të kundërshtuar politikat e qeverisë së Mickoski-t në raport me shqiptarët.

Së fundmi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka dërguar letër Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Micksoki, liderëve të Kosovës e Shqipërisë, si dhe zyrtarëve evropianë e amerikanë, ku ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese.

Në letrën e Ahmetit thuhet se tri vendimet e fundit – raportimet për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare – paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi.

 

 

  • Postime të ngjashme

    Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se puna e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar

    Në mënyra delikate, por gjithnjë e më të zëshme, udhëheqësit ushtarakë të Izraelit po sinjalizojnë se vendi ka arritur gjithçka që mundi ushtarakisht në Liban dhe Gaza dhe është koha…

    Kryetari serb i Kuvendi të Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, hoqi nga salla e këtij institucioni një flamur malazez. Disa qytetarë protestuan këtë javë, duke kërkuar kthimin e tij. Ai ishte…

    Mos i humbisni

    “Larg duart nga gjuha shqipe”, deputetët e “Frontit Evropian” shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoski-t në Kuvend

    • October 31, 2024
    “Larg duart nga gjuha shqipe”, deputetët e “Frontit Evropian” shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoski-t në Kuvend

    Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se puna e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar

    • October 31, 2024
    Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se puna e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar

    Kryetari serb i Kuvendi të Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

    • October 31, 2024
    Kryetari serb i Kuvendi të Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

    Supremja ndërpret paraburgimin për Bashkim Krasniqin, aprovon kërkesën për mbrojtje të ligjsmërisë së avokatit mbrojtës Blerim Mazreku

    • October 31, 2024
    Supremja ndërpret paraburgimin për Bashkim Krasniqin, aprovon kërkesën për mbrojtje të ligjsmërisë së avokatit mbrojtës Blerim Mazreku

    U kapën duke keqpërdorur detyrën zyrtare, Dogana largon nga puna pesë punëtorë

    • October 31, 2024
    U kapën duke keqpërdorur detyrën zyrtare, Dogana largon nga puna pesë punëtorë

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    • October 30, 2024
    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%