Lista Serbe i reagon Sveçlës: Po shpik histori se djali i Vuçiqit u përfshi në Banjskë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, doli sot me disa detaje të reja për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se ishte i përfshirë edhe Milorad Jetviq, për të cilin tha se është bashkëpunëtor i afërt i djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka dalë me një reagim Lista Serbe, duke thënë se “Sveçla ka shpikur një histori”.

Tutje, në reagim thuhet se “Kurti është i fiksuar pas familjes së presidentit Aleksandar Vuçiq”.

“Është e pabesueshme se sa shumë Albin Kurti, përveç karakterit të tij anti-serb, është i fiksuar pas familjes së presidentit Aleksandër Vuçiq, ndaj nuk i mungon një muaj që të mos shpikë ndonjë gënjeshtër dhe të akuzojë apo ofendojë edhe fëmijët e Vuçiqit”, thuhet në reagim.

“Në synimin për të lidhur ngjarjet tragjike të Banjës me shtetin serb, ai tani ka bërë një hap më tej, dhe me ndihmësin e tij Sveçla ka shpikur një histori se edhe djali i presidentit, Danilo Vuçiq, është përfshirë në ato ngjarje!?”.

“Kurti nuk mund ta kuptojë dhe pranojë, as opozitën në Beograd, se fëmijët e presidentit të Serbisë e duan atdheun dhe Kosovën e tyre dhe se nuk do të ndalen me mjete paqësore për ta mbrojtur atë, sepse prejardhja dhe edukimi i tyre nuk i lejon që ata të jenë të ndryshëm nga babai i tyre dhe nga shumica e popullit të saj”.

“Këto të pavërteta brutale konfirmojnë edhe një herë se sa gënjeshtra bëjnë përfaqësuesit e regjimit antiserb të Kurtit, duke u përpjekur të justifikojnë lëvizjet e tyre diktatoriale dhe fashiste, të cilat populli serb ka dy vjet që janë dënuar dhe dëbuar nga Kosova”.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother