Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, ka thënë se Prokuroria ka shumë defekte në aktakuzë. Duke përmendur rastin e dy gazetarëve serbë, ai thotë se ‘ata ishin gazetarë të rremë” dhe njihen si kriminelë lufte.
“Të jeni të sigurtë që ne nga ana e mbrojtjes, do të nxjerrim provat tona kur ti marrim në pyetje dëshmitarët.
Megjithatë, do të japim disa shembuj, për të treguar se sa defekte ka Prokuroria.
Flasim, për dy gazetarë serbë.
Thuhet: dy gazetarë serbë u mbajtën të ndaluar dhe u morën në pyetje nga Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj, u rrahën dhe u maltretuan.
HRW nxori deklaratë publike lidhur me kidnapinimin e këtyre gazetarëve në thonjëza.
(Ju lutem mos e shfaqni në publik diapozitivin në vazhdim)
ZPS identifikoi dy gazetarët e identifikuar, lë mënjanë që zoti Thaci është përfshirë në ndalimin e tyre, po çka bëri ZPS për të vërtetuar që këta ishin gazetarë dhe për më tepër që ishin civilë.
Personi që këtu do i them ‘gazetari i ZPS numër nj’, dyshohej se ishte kriminel lufte që ka marrë pjesë në Kroaci dhe në Bosnjë. Provat do të tregojnë se gazetari 1, është mbuluar, pra përdoret mbulimi se kanë qenë kredencialet për tu mbuluar si gazetar, ka qenë një nacionalist radikal, një luftëtar dhe dokumenti që keni parë, është një dokument nga Republika Srpske, një dokument që vjen nga territori i Kroacisë, sigurimi i shtetit identifikon këtë gazetarin një, që ka shkuar me një grup vullnetarësh në Kroaci nga Serbia. Tha se ishte një fotograf dhe kishte kartën e identifikimit si gazetar, por shprehu dëshirën për tu bashkuar në njësitin mbrojtës’.
Grupi i vullnetarëve iu afrua gazetarit një, dhe kishin reputacionin si kriminelë, shfrytëzonin këtë pozitë për të bërë plaçkitje, vjedhje e vrasje. Për shkak të aktiviteteve kriminale dhe vrasjeve që u kryen, ata vranë me dhjetëra civilë dhe u vendos që ky njësit të mbyllej për shkak të krimeve. Për këtë u dënua edhe Millan Martiq. Ky pra është gazetari 1, që përdorë ZPS, është gazetar që ka rastisur të ketë qenë edhe në Kosovë në vitin 1998.
Këtë e ka përdorur Prokuroria si provë për të dënuar Milan Martiqin. Prokuroria si ju po merr vesh si ju, se kush është një nga këta gazetarë serbë. Ka qenë kriminel në luftën e Kroacisë dhe Bosnjës./Periskopi