Mercedesit zyrtar s’i funksionuan frenat, Abazoviq i shpëton një aksidenti

Makinës së kryeministrit nuk i funksionuan frenat.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dha detaje këtë të shtunë në lidhje me një incident që kishte pasur kryeministri i vendit, Dritan Abazoviq, pak ditë më parë.

Kreu në detyrë i qeverisë malazeze i ka shpëtuar një aksidenti pasi automjetit zyrtar me të cilin ai po lëvizte nuk i kanë funksionuar frenat.

Ngjarja ka ndodhur në 31 Korrik, kur Abazoviq po kthehej nga një vizitë në Tivar në një rrugë mjaft të pjerrtë. Makina e eskortës ka dalë nga rruga dhe është ndalur në një hapësirë me zhavorr. Kreu i qeverisë më pas ka zbritur nga automjeti dhe ka vijuar rrugën me një tjetër makinë.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi sqaroi se po zhvillohen hetime për të verifikuar nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. Sipas të njëjtave burime kontrollet e deritanishme tregojnë për një avari për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që kishte bërë automjeti. Vetë Abazoviç nuk ka bërë komente për ngjarjen./tvklan.al

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)