Nagavci thotë se mjetet për blerjën e librave do u transferohen prindërve, ata vet t’i blejnë librat

Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) po e shqyrton mundësinë që këtë vit librat për nxënësit t’i blejnë vetë prindërit, ndërsa mjetet për librat ministra t’ua transferojë nëpër llogari prindërve. Kështu deklaroi të hënën në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Një nga ndryshimet për dallim nga vitet e kaluara, sivjet Ministria e Arsimit është duke shqyrtuar një metodë tjetër për shpërndarjen e librave.

“I njëjti tekst me çmimin 3 euro në një vit, në vitin vijues është shitur me çmimin prej 12 eurove. Sivjet jemi duke e shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të Ministrisë së Arsimit të bëhet në llogarinë e prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet e fëmijëve të tyre”, ka thënë Nagavci, transmeton RTKlive.

Tutje Nagavci tha se janë duke shqyrtuar mundësinë e përkthimit të lëndëve me interes për t’u përkthyer, digjitalizimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera dhe rishqyrtimin e vazhdueshëm të tyre.

Sa i përket rishqyrtimit, drejtuesja e arsimit në vend theksoi se janë duke u bazuar në raportin e Institutit Pedagogjik dhe raportin e Avokatit të Popullit, ku ky i fundit ka vlerësuar një sërë diskriminimesh gjuhësore e përmbajtjesore, veçmas për personat me aftësi të kufizuara.

“Kemi filluar rishikimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Janë dorëzuar nga ekspertët raportet për rishikimin e këtyre teksteve dhe me gjetje tejet të rëndësishme. Besoj që gjatë javës së ardhshme do të kemi aktivitet ku do t’i prezantojmë ato”, ka thënë ministrja e Arsimit.

Tutje ajo ka përmendur se ka pasur parregullsi në konkurset e përzgjedhjeve të recensentëve.

“Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore viteve të kaluara ka qenë mjaft sfidues, ky proces jo gjithmonë ka qenë i drejtë dhe cilësor. Ndonëse recensentët zgjidhen me konkurs dhe janë të pavarur në punën e tyre, por në anën tjetër duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të paimplikuar nga askush. Kemi pasur jo pak raste kur raportet e recensentëve kanë qenë të mangëta dhe jo të duhura. Vitin e kaluar kemi pasur 20 raste të recensentëve ku kemi marrë masa duke i drejtuar raportet e tyre në rivlerësim dhe duke i ndaluar që ata të marrin mundësinë e shqyrtimit të teksteve”, ka deklaruar Nagavci.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother