“Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi deputetët opozitarë kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj saj me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka shkelje ligjore.

Nagavci, në reagimin ë saj ka thënë se PDK-LDK-AAK, të bashkuar si gjithnjë, sot paskan dorëzuar kallëzim penal ndaj meje për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore.

“Shumë e pritshme nga këto subjekte, kur e dimë mirëfilli se cilat grupe interesi kemi prekur”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se “reagimet nisën që atë ditë kur shkëputëm praktikën 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi. Krijuam një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë, ku çdo formë dhe mundësi abuzimi u eliminua”.

“U përpoqën në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën. Së fundi, kanë krijuar Komision Hetimor, të cilin e kemi përkrahur edhe ne si grup parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe unë si ministre e Arsimit, sepse nuk kemi çfarë të fshehim”.

“Megjithatë, pa përfunduar punën aty dhe pa miratuar Raportin e Komisionit Hetimor, i janë drejtuar Prokurorisë Speciale me kallëzim penal. Ky kallëzim penal do të hidhet poshtë, ashtu si edhe i kaluari që u hodh poshtë javën e kaluar”, ka shkruar Nagavci.

Në fund ajo ka thënë se “nga librat duhet të përfitojnë së pari dhe kryesisht nxënësit, jo grupet e interesit”.

“Një gjë është e sigurt, pavarësisht të gjitha tentativave për t’i sprapsur vendimet tona të drejta, NE NUK DO TË NDALEMI!”, ka shkruar ajo.

Kryetari i komisionit hetimor, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i komisionit ka bazë për hetim të mëtejshëm nga Prokuroria Speciale “lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër