Në Zveçan ndalohet vetura me targa të Beogradit përplot armatim, Sveçla: Policia e Kosovës parandaloi sulm terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arritur të identifikojë një veturë me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi  (Zolla, Osa, armë automatike) dhe mjete eksplozive dhe municione të ndryshme, shok bomba dhe pajisje e uniforma ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.

Sveçla ka thënë se “falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”.

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Gjatë protestave të fundit në veri, grupe të ndryshme kriminale, kanë përdorur mjete të ndryshme dhe shok bomba në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ditëve të fundit në veri janë shpeshtuar edhe sulmet fizike ndaj qytetarëve shqiptarë në veri t Mitrovicës dhe hedhja e shok bombave. /Telegrafi/

   

  • Postime të ngjashme

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste Kabashi” në…

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    Dy ditë më parë është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lidhur me arrestimin e tij, sot për herë të parë ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi…

    Mos i humbisni

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    • October 23, 2024
    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    • October 23, 2024
    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    Sulmohet kompania e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

    • October 23, 2024
    Sulmohet kompania e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

    Hovenier bën thirrje KPK-së që të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në konkursin që ka hapur

    • October 23, 2024
    Hovenier bën thirrje KPK-së që të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në konkursin që ka hapur

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen