Dhimbja e qafës që ju bën të ecni me kokën të përkulur në njërën anë mund të jetë mjaft e zakonshme dhe e padëmshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e një problemi serioz.
Rreth një në pesë britanikë mendohet se preken nga sëmundja çdo vit – sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal.
Në shumicën e rasteve, dhimbja e qafës shkaktohet nga qëndrimi i keq, një nerv i shtypur ose zënia e qafës në një pozicion të vështirë gjatë gjumit.
Megjithatë, në disa raste, dhimbja shqetësuese mund të jetë një tregues i diçkaje më serioze – siç është sulmi në zemër.
Hulumtimet kanë treguar se ndërsa 70 për qind e njerëzve e dinë se dhimbja në gjoks është një simptomë e një sulmi në zemër, më pak se 30 për qind janë të vetëdijshëm për simptomat më pak të njohura, siç është edhe dhimbja në qafë.
- Simptoma të tjera të sulmit në zemër mund të përfshijnë:
- dhimbje gjoksi – ndjesi presioni, rëndimi, shtrëngimi në gjoks
- dhimbje në pjesë të tjera të trupit – mund të ndjehet sikur dhimbja përhapet nga gjoksi në krahë, nofull, shpinë dhe stomak
- ndjenja e marramendjes
- djersitje
- frymëmarrje e vështirësuar
- nauze ose të vjella
- ndjenja e ankthit (e ngjashme me një sulm paniku)