Deputeti i partisë “Guxo” e ka marrë si të mirëqenë opozitë si të njëtrajtshme pas protestimit të tyre para RTK-së kur e hoqën seancën e Kuvendit të Kosovës nga transmetimi, duke ua përshkruar madje edhe Listën Serbe si pjesë të tyre në një koalicion që ai e ka imagjinuar si “PLAS”.
“Ishte fakt i njohur që partitë opozitare PDK LDK AAK ishin gjithmonë bashkë, tash kanë nisur bashke të dalin edhe rrugëve, qytetarëve me dyshime, kjo ua lehtëson shumë votimin me 9 shkurt. Para tyre mbesin vetëm dy opsione politike, njërën anë LVV Guxo Alternativa, e në anën tjetër koalicioni jo formal (PLAS) PDK LDK AAK, e sigurisht edhe SRPSKA e cila do ju bashkohet më vonë”, ka shkruar Avdyli.