Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se aktualisht janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij. Reklama
Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku e ka quajtur Kurtin populist dhe genjeshtar, pasi sipas saj këto shifra nuk janë reale.
Duke ironziuar me Kurtin, ish-ambasadorja tha se kryeministri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.
“Është tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”.
“Ëhtë tashmë e ditur se popullistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai”.
“Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani”.
“Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, tha Çitaku.