Një përplasje e tensionuar ka ndodhur derisa po diskutohej për lirinë e shprehjes pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hoxhën Mazllum Mazllumi.
Publicisti Halil Matoshi në një moment të përplasjes me teologun Mustafë Bajrami i tha këtij të fundit se do ta thërras Policinë e Kosovës që ta marrin nën mbrojtje pas deklaratave të tij dhe panelistëve në studio mbi temën në fjalë.
“Edhe nëse ty të sulmon dikush qysh e sulmuat profesorin kisha reaguar.”, i tha në Kanal 10, Matoshit – Bajrami.
“Pushka top tu bëftë. Dilni krejt xhamitë e Kosovës në udhë nëse ja u mbanë”, tha i acaruar Matoshi.
“Sonte unë duhet me thirr në mbrojtje Policinë e Kosovës prej këtyre njerëzve.”, u tha Matoshi komentatorëve i nervozuar.
Por, teologu Mustafë Bajrami këtë deklaratë nuk e priti aspak mirë.
Ai në moment të tensionuar e quajti Matoshin “hipokrit e të poshtër”.
“Ti nime po flet si hipokrit i poshtër. Unë s’thash ashtu. I poshtër.”, vazhdoi tutje Bajrami.
“A je me demokracinë e Kosovës e me ligjet a me sheriat. Njëra bie. Ti po e shkel me dy këmbët.”, ndërhyri edhe Gashi.
“Kqyre çfarë hipokriti qysh e shtrembëron fjalën”, vazhdoi edhe më tutje Bajrami.