Përplasjet brenda takimit të Ramës në New York, protestuesit nxirren me forcë

Në New York, një grup pjesëtarësh të Diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë.

Incidentet ndodhën edhe brenda sallës ku kryeministri po mbante takimin. Një grup të pranishmish filluan t’i binin bilbilave dhe të bërtisnin “hajdut”, në drejtim të kryeministrit i cili po mbante fjalën mbi sukseset e reformës në drejtësi.

Ishin forcat e sigurisë që nxorrën protestuesit me forcë jashtë. Gjatë shoqërimit të tye pati dhe përplasje mes protestuesve dhe simpatizantëve të kryeministrit.

Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin.

Protesta u zhvillua jo vetëm në sallë, por edhe para vendit ku po mbahej takimi i shefit të qeverisë me Diasporën. Me pankarta, flamuj të PD-së, por dhe ata amerikanë, protestuesit theksuan rëndësinë e zërave të Diasporës në proceset politike në Shqipëri dhe kërkuan një angazhim më të madh nga ana e qeverisë për të adresuar çështjet që i preokupojnë.

Pas takimit me diasporën në New York, Rama do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa turin do ta vijojë fundjavën e ardhshme, ku do të udhëtojë drejt Selanikut në Greqi.

  • Postime të ngjashme

    Hidhet granatë në shtëpinë e polices serbe në Zveçan

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e polices së Kosovës (pjesëtare e komunitetit serb) që ndodhet në Zveçan, por përveç…

    “Ngërqi” për gjykimin e 42 terroristëve të Banjskës, “topi” sërish hidhet tek themelorja

    Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme ia la në dorë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të vendos tutje se si do të procedohet me 42 të akuzuarit…

    Mos i humbisni

    Përplasjet brenda takimit të Ramës në New York, protestuesit nxirren me forcë

    • October 26, 2024
    Përplasjet brenda takimit të Ramës në New York, protestuesit nxirren me forcë

    Hidhet granatë në shtëpinë e polices serbe në Zveçan

    • October 26, 2024
    Hidhet granatë në shtëpinë e polices serbe në Zveçan

    “Ngërqi” për gjykimin e 42 terroristëve të Banjskës, “topi” sërish hidhet tek themelorja

    • October 26, 2024
    “Ngërqi” për gjykimin e 42 terroristëve të Banjskës, “topi” sërish hidhet tek themelorja

    Barcelona turpëron Realin Santiago Bernabeu! Mbappe ishte fytyra tragjike

    • October 26, 2024
    Barcelona turpëron Realin Santiago Bernabeu! Mbappe ishte fytyra tragjike

    Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

    • October 26, 2024
    Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

    India bllokon anëtarësimin e Turqisë në BRICS për shkak të marrëdhënieve me Pakistanin

    • October 26, 2024
    India bllokon anëtarësimin e Turqisë në BRICS për shkak të marrëdhënieve me Pakistanin