Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste Kabashi” në këtë qytet, ku e dyshuar është një femër që ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe më pas është larguar.
Pas raportimit, në kamera të sigurisë nga policia është vërejtur e dyshuara e moshës së re, e cila shihet që merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim e saj.
Me këtë rast, policia kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.
Andaj luten qytetarët që kushdo që ka çfarëdo informate apo di diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.