Policia zbardh dinamikën e masakrës në Shkodër, si ndodhi atentati ndaj Hamza Licit

Dy persona të vdekur ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, ky është bilanci deri më tani i masakrës së ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës.

Në automjetin luksoz tip benz po udhëtonin 2 persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa kanë kaluar në Dobraç atyre i është prerë rruga nga një automjet tjetër që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre.

Lici dhe Bushati kanë tentuar të largohen me shume se 100 metra, derisa janë përplasur. Sipas informacionit të ardhur nga policia në momentin që kanë tentuar të shmangin plumbat janë përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy kalimtarë të rastit. Për fat të keq nga kjo përplasje ka humbur jetën një grua, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hamza Lici ka humbur jetën ne vendngjarje, ndërsa Bushati është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

  • Postime të ngjashme

    Ishte në makinë me Licin, djali i Bushatit plumb në kokë! Si i ndoqën atentatorët dhe hapën zjarr! Çifti fatkeq në “vendin e gabuar”

    Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës ku pas të shtënave me armë ka humbur jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, ndërsa…

    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit. Shpallja e aktgjykimit është bërë këtë të hëne nga gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj,…

    Mos i humbisni

    Policia zbardh dinamikën e masakrës në Shkodër, si ndodhi atentati ndaj Hamza Licit

    • October 30, 2024
    Policia zbardh dinamikën e masakrës në Shkodër, si ndodhi atentati ndaj Hamza Licit

    Ishte në makinë me Licin, djali i Bushatit plumb në kokë! Si i ndoqën atentatorët dhe hapën zjarr! Çifti fatkeq në “vendin e gabuar”

    • October 30, 2024
    Ishte në makinë me Licin, djali i Bushatit plumb në kokë! Si i ndoqën atentatorët dhe hapën zjarr! Çifti fatkeq në “vendin e gabuar”

    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    • October 28, 2024
    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    Dorasi dhe viktima nga ngjarja tragjike në Prishtinë ishin djemtë e aktorit të njohur kosovar

    • October 28, 2024
    Dorasi dhe viktima nga ngjarja tragjike në Prishtinë ishin djemtë e aktorit të njohur kosovar

    Bordi i RTK-së njofton dorëheqjen e Adi Krastës, nuk hapen zarfat për Drejtor të ri

    • October 28, 2024
    Bordi i RTK-së njofton dorëheqjen e Adi Krastës, nuk hapen zarfat për Drejtor të ri

    Qeveria serbe e shpallë Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, ja çka parasheh ky vendim

    • October 28, 2024
    Qeveria serbe e shpallë Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, ja çka parasheh ky vendim