Presidenti që ndihmoi shqiptarët, Bill Clinton urdhëroi sulmin ndaj Serbisë në 1999

Bill Clinton Presidenti i 42 i shteteve te bashkuara është pjesë e historisë së shqiptarëve. Ai ishte në krye të shteteve të bashkuara në kohën kur NATO bombardoi për rreth tre muaj ish Jugosllavine e drejtuar nga Sllobodan Milosheviç.

Ish presidenti jugosllav po kryente spastrim etnik ne kosove. gjate viteve 1998-1999 nga Kosova serbet larguan rreth 800 mije banore ku shumica e tyre erdhën në Shqipëri, ndërsa raportohej për rreth 15 mije te vrare dhe disa mijëra te zhdukur.

Organizata e Kombeve te Bashkuara u përpoq në ato vite të binde Milosheviçin të tërhiqej nga represioni qe po kryente ne kosove dhe te lejonte futjen e trupave te NATO-s.

Kjo ne fakt ishte dhe një nga pikat kryesore te marrëveshje se Rambujesë e firmosur ne 18 mars te 1999 nga delegacionet e Shqiperise, Britanise se madhe  dhe shteteve te bashkuara, ndërsa pala jugosllave dhe ruse refuzoi.

Këto fakte por dhe masakra te dokumentuara ne Kosovë si ajo e Reçakut ku u vranë barbarisht 45 persona bindën presidentin e Shteteve te Bashkuara Bill Clinton që e vetmja mënyrë për të ndalur vrasjet në Kosove ishte përmes sulmeve ushtarake të NATO-s. Fushata e bombardimeve ndaj ish Jugosllavisë nisi në 24 mars te vitit 1999 dhe zgjati deri në muajin qershor.

Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje dhe ndali luftimet.

Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajrore.

Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force KFOR filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte përgatitur të kryente dhe operacione luftarake, por në fund, misioni mbeti vetëm paqeruajtja.

Nga ajo dite Kosova është e lire dhe mbrohet nga forcat e NATO-s edhe sot. Dhe meritën me te madhe për lirinë e Kosovës e ka presidenti i 42 i shteteve te bashkuara, i cili mori nje vendim jo te lehte për të bombarduar ish Jugosllavine dhe te niste rrugen drejt çlirimit të Kosovës, e cila në vitin 2008 mori dhe pavarësinë.

Në Prishtinë është vendosur një bust i madh i presidentit amerikan Bill Clinton, në shenjë mirënjohje dhe falanderimi nga populli i Kosovës.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother