Në mesin e këtyre takimeve mbahet mend edhe ai me ambasadorin amerikan në periudhën e fundit të ish-Jugosllavisë, Warren Zimmermann.
Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” u publikuan për herë të parë pamje nga ky takim i realizuar në Kosovë, me rastin e vizitës së ambasadorit më 9 shtator të vitit 1991, takim ky në të cilin ai në mënyrë më decidive para intelektualëve të Kosovë mes tjerash iu tha se e kanë përkrahjen e tyre për rrugën paqësore, e cila ishte rruga e vetme.
“Ju përkrahjen e keni për këtë rrugë. Çështja e projektit politik është diçka tjetër, por rruga të cilën ju e zgjidhni është vetëm kjo, dhe kjo duhet të përkrahet”.
Ndër tjera, ambasadori Zimmermann tha se situata në Kosovë ishte rasti më i madh i cenimit të të drejtave njerëzore në Evropë.
Ai pati gjithashtu një emërtim për shqiptarët që kishin zgjedhur rrugë paqësore si zgjidhje të situatës në të cilën ndodheshin atë kohë, të cilin mund ta dëgjoni në vijim: