Çun Lajçi i ashpër me Ramen, e krahason atë me Vuçiqin duke i shkruar vargje prej poeti me ç’rast krahason atë me Vuçiin për deklaratat e tyre për veriun e Kosovës.
Ja shkrimi i plotë i Lajçit:
O teveqeli i Shqipnisë
Pse po i gërzhatë grejzat me krande?
…Çfarë zorit ke me hi n’brazdë me Vuçiqin?
Ku ia ke qitë terezinë more teveqel që s’po t’len bytha rehat?
– Vuçiq e kërkon Kforin n’veri!
– Ti e kërkon Kforin n’veri!….
Po ket policinë tonë, mos don me çua me pre kanabis?
Kush t’tha ty se Ne kemi kërkua t’kthehet Kfor-ri, që po bahesh tellall pa nevojë?
E din çdo t’thotë kthimi n’vitin 99? Kthimi i 1244?
Thotë: – Vendosja e kufinit të Ibri; aty të Car Llazari!
– Këte e don Ti?
Se këte po e kërkon Vuçiq!
……..
Rueje Shqipninë andej nga Jugu, o Edi zeza, se këndej nga Veriu e ruejmë ne, qyshë e kemi ruejtë hanedan, se vështirë po m’vjen kur po i lexoj komentët e kosovarëve tuj ta sha nanën, more teveqel!
Pse i ke hipë kalit cullak more?
A je shqiptar a çka dreqin je ti që i gërzhatë grejzat për t’zezën tande!
P.S.
……….
Edhe ti Ramush, a din ndonjiherë me drejtua gishtin kah Serbia, se po don me ia qorrua sytë Albinit!
Atij gazetarit serb i thoshe tue qeshë – unë flas me nji njeri të fortë n’veri, me Radojçiqin!
Tash a din me gjetë kokrrën nën kapuç, apo veç me knua mbasi t’humbet loja!
Kërkoje fajin edhe të vetvetja, se mashtrues jo Albini po mashtrues ju të gjithë! Të gjithë i keni futë gishtat ku s’duhet!
– Por qyshë me i pre gishtat asht pyetja?!