Rrufeja është bërë shkaktare e humbjes së pesë jetëve të njerëzve.
Rrufeja e goditi së fundmi pjesën rurale të qytetit El Tambo në perëndim të Caucas, duke i vrarë pesë persona dhe duke i lënë të lënduar 15 të tjerë të shtunën mbrëma, njoftojnë autoritetet kolumbiane.
Një 16 vjeçar është në mesin e të vdekurve nga ky incident, raporton mediumi “bnn”, përcjell “Gazeta Express”.
Sipas mediave lokale, rrufeja u shkarkua në fshatin Loma Larga, në lokacionin Quilcace, ku komuniteti ishte mbledhur për ta zhvilluar një ndeshje futbolli.
Të lënduarit janë transportuar në spital nga Departamenti Vullnetar i Zjarrit në qytetin El Tambo.Në të njëjtën kohë, Departamenti i Zjarrit nga qyteti Popotan i dërgoi autoambulancat për t’i bartur njerëzit që ishin të lënduar më seriozisht drejt Caucas, përcjell “Gazeta Express”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rrufeja është përgjegjëse e afro 6 mijë vdekjeve në botë për çdo vit, ndërsa Amerika e Jugut është rajoni më numrin më të madh të goditjeve vdekjeprurëse të rrufesë.