Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë!

Rusia po kërkon një shumë të paimagjinueshme parash nga një prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë, shkruan A2 CNN.

Google i detyrohet Kremlinit mbi 2 undecilionë rubla pasi ka refuzuar të paguajë gjobat për bllokimin e kanaleve pro-ruse në YouTube. Sipas llogaritjeve, kjo gjobë shkon në rreth 20 decilionë dollarë, një shumë që tejkalon vlerën e ekonomisë globale. Nëse nuk e kuptoni çfarë numri është, po jua shkruajmë: 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000.

Për krahasim, prodhimi i brendshëm bruto global arrin në rreth 110 trilionë dollarë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa kompania mëmë e Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej 2 trilionë dollarë.

Agjencia ruse TASS raportoi këtë javë se një gjykatë ruse ka urdhëruar Google të rikthejë kanalet e bllokuara në YouTube ose do të përballet me gjoba që do të vazhdojnë të rriten. Nëse gjoba nuk paguhet brenda nëntë muajve, ajo do të dyfishohet çdo ditë.

Google ka deklaruar se këto çështje ligjore nuk pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në të ardhurat e saj.

  • Postime të ngjashme

    Zëdhënësi i DASH: Projektligji i Serbisë, që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë, shkel detyrimet e Dialogut

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se qeveria amerikane është në një gjatësi vale me Bashkimin Evropian, lidhur me pretendimin e Serbisë për juridiksion në Kosovë. “Ne…

    BE reagon pas miratimit të ligjit për zyrtarët publikë, thotë se s’janë përfillur as këshillat e BE’së e as rekomandimet e Kushtetueses

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka pranuar me keqardhje miratimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa i marrë parasysh këshillat e gjera dhe…

    Mos i humbisni

    Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë!

    • October 31, 2024
    Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë!

    Zëdhënësi i DASH: Projektligji i Serbisë, që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë, shkel detyrimet e Dialogut

    • October 31, 2024
    Zëdhënësi i DASH: Projektligji i Serbisë, që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë, shkel detyrimet e Dialogut

    BE reagon pas miratimit të ligjit për zyrtarët publikë, thotë se s’janë përfillur as këshillat e BE’së e as rekomandimet e Kushtetueses

    • October 31, 2024
    BE reagon pas miratimit të ligjit për zyrtarët publikë, thotë se s’janë përfillur as këshillat e BE’së e as rekomandimet e Kushtetueses

    Misteri/ Një person i tretë në makinën me Licin e Bushatin? Policia ngre dyshime

    • October 31, 2024
    Misteri/ Një person i tretë në makinën me Licin e Bushatin? Policia ngre dyshime

    “Larg duart nga gjuha shqipe”, deputetët e “Frontit Evropian” shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoski-t në Kuvend

    • October 31, 2024
    “Larg duart nga gjuha shqipe”, deputetët e “Frontit Evropian” shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoski-t në Kuvend

    Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se puna e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar

    • October 31, 2024
    Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se puna e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar