Sa e fuqishme do të ishte sot Kosova, po qe se multi milionat e vjedhur të ishin në arkën e shtetit, e jo në xhepat e milionerëve

NGA REXHEP TORTE

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se multi milionat e vjedhur të ishin në arkën e shtetit të Kosovës, e jo në xhepat e milionerëve hajdutë të pasluftës.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos vidheshin dhe keqpërdoreshin paratë e 3% dhe të “Vendlindja Thërret”, paratë e fituara me djersën e mërgimtarëve tanë nëpër botë që i dërgonin për UÇK-në nga dashuria dhe malli që ndjenin për Kosovën.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po qe se këto para të mos vidheshin nga udhëheqësit e deri sotëm, por të ishin shfrytëzuar për rimëkëmbjen ekonomike, me çka do të hapeshin vende të reja pune duke e ndaluar migrimin, dhe po qe se këto para do të ishin shfrytëzuar për armatosjen e Kosovës aq të nevojshme për ruajtjen e sovranitetit të saj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, e të ngjashëm si këta nga PDK-ja, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri, Lumir Abdixhiku, e të ngjashëm si këta nga LDK-ja, Ramush Haradinaj, e të ngjashëm si ai, nga AAK-ja, në historinë e re të Kosovës, tashmë shtet i lirë dhe i pavarur, do të mbesin tradhtarët më të mëdhenj të Kosovës.

PDK-ja nuk do të ketë asnjë votë, derisa me mashtrime synon të rikthehet në pushtet, derisa nuk zbardhen dhe dënohen urdhërdhënësit dhe kryerësit nga radhët e saj të vëllavrasjeve për pushtet, të vrasjeve të gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe për vjedhjet multi milionëshe.

LDK-ja nuk do të ketë asnjë vote, derisa me mashtime mundohet të rikthehet në pushtet, pa e kthyer frymën rugoviane në LDK, pa insistuar në zbardhjen e vrasjeve të qindra aktivistëve të saj dhe pa u diferencuar nga tradhtarët, hajnat dhe të korruptuarit brenda saj.

AAK-ja nuk do të ketë asnjë votë, derisa me mashtrime mundohet të riktehet në pushtet, pa u distancuar nga Ramush Haradinaj dhe nga të korruptuarit në radhët e saj.

Këtë duhet t’ia përsërisim vetes në çdo çast e çdo ditë, për ta kuptuar të keqen për veten tonë, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë

Këtë duhet t’ia përsërisim vetes, këtë duhet t’ua përsërisim dhe të gjithëve që e duan me zemër Kosovën, për ta luftuar dhe larguar këtë të keqe prej Kosovës.

Këtë duhet t’ia përsërisim vetes pa pushim, sepse Kosova është tokë e bekuar dhe se nuk meriton dhe nuk duron padrejtësi e mashtrim.

Integritetin dhe sovranitetin e Kosovës janë duke e mbrojtur me koshiencë Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Presidentjsa Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Opozita e sotme në Kosovë, 22 vite gjersa ishte në pushtet për interesa të ngushta i instaloi vëllavrasjet e kundërshtarëve politikë, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, e instaloi hajninë dhe korrupsionin multi milionësh.

Opozita e sotme në Kosovë është fajtore për të gjitha të këqijat dhe problemet që po i përjeton sot Kosova, me të cilat po përballet sot Qveveria e Albin Kurtit, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufva.

Paturpësia dhe tradhtia më e madhe është se PDK, LDK dhe AAK, të gjitha të zezat dhe dëmet që ia shkaktuan Kosovës brenda në arenën ndërkombëtare, po mundohen ta fajësojnë Albin Kurtin, Vosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën.

Kjo është tradhti e madhe dhe ky është mëkat i madh që me siguri do ta paguajë opozita e sotme, qoftë nëpërmjet Gjykatës në Hagë, qoftë nëpërmjet gjykatave të Kosovës, qoftë nga dënimi nga Zoti i Madhërishëm në këtë jetë dhe në jetën e përtejme, kësaj nuk mund t’i shpëtojë askush.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother