Sulmohet fizikisht nga persona të maskuar kryetari i Federatës maqedonase të futbollit, Muhamed Sejdini
Siç raporton Alsat, kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini sot është sulmuar nga disa persona të maskuar në restorantin Ballkanika rustikana në Shkup.
Lajmin e ka vërtetuar edhe zëdhënësi i FFm-së, i cili theksoi Sejdini është sulmuar duke dalë nga restoranti nga persona të panjohur.
Ende nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të Sejdinit.