Sveçla flet për kërcënimet nga “Brigada e Veriut”: Ndihem i sigurt falë Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ndihet i sigurt falë Policisë së Kosovës, pas kërcënimeve që ka marrë me jetë nga “Brigada e Veriut”.

Në postimin e ministrit në Facebook ku tregon për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan, është vërejtur kërcënimi në gjuhën serbe “Unë do ta bëj vetëgjyqësinë, vetëm prite momentin”.

Sveçla ka thënë se në luftën për rend e ligj, do të ketë çdo herë armiq.

“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, mu falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizmit të tyre. Sukseset e Policisë së Kosovës, ajo që na garanton që qytetarët të kenë një jetë të qetë dhe institucionet të punojnë të sigurta.

Patjetër që në luftën tonë për drejtësi, rend e ligj gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte e të cilët në një mënyrë apo tjetrën do të godasin institucionet e Kosovës.

Mos të harrojmë se edhe vetë Policia e Kosovës ka policë të rënë në detyrë, të cilët nuk janë sot në mesin tonë për të festuar por janë familjarët e tyre të cilët u uroj Ditën e Policisë.

Punët vazhdojnë, armiqtë tanë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”, ka deklaruar Sveçla.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)