Takohen Vuçiqi dhe Orbani, bisedojnë edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se të dielën me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ka biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

Ai, në një konferencë për media në Budapest, ka deklaruar ka mirëkuptim me Orbanin. “Do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ndershëm dhe të ngushtë”, ka thënë Vuçiqi, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit ishte folur edhe për situatën në Kosovë.

Ai ka thënë se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në çdo hap.

Vuçiqi i është referuar edhe situatës në Mal të Zi, ku siç tha ai, “të gjithë ambasadorët e botës ndërhyjnë se kush lejohet të hyjë në Qeveri dhe presin nga serbët që t’i falënderojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Nëse ndahet Ulqini apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë, e nëse nuk na dërgoni shampanjë, do të themi se po na kërcënoni? Është si kur Kurti bën trazira dhe thonë se nuk është faji i Kurtit, por i Vuçiqit për mosnjohjen e Kosovës. A duhet ta kërcënojmë Malin e Zi, çfarë budallallëqe janë këto, as nuk na shkon në mendje. Ne vetëm pyesim se cili është pozicioni i serbëve. Gjermanët në Hungari kanë çdo gjë, nga kopshtet deri te shkollat. Ndërsa, në Hungari ka shumë pak gjermanë. E në Mal të Zi ka 30 për qind serbë e që nuk kanë asnjë të drejtë. Gjëja më e mirë është të bëjmë kartolina të veçanta falënderimi për të gjithë ata që e njohën Kosovën”, ka thënë Vuçiqi.

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel