Arda Guler ka dhënë asistimin për golin e tretë të Turqisë ndaj Islandës në Ligën e Kombeve në fitoren 3-1.
Sensacioni i mrekullueshëm i Real Madridit e gjeti Kerem Akturkoglu me një pasim të shkëlqyeshëm, me këtë të fundit që kompletoi het-trikun e tij.
19-vjeçari tani ka dy gola dhe tri asistime në 14 paraqitje për kombëtaren, duke përfshirë tri gola në Euro 2024.
Turqia mundi Islandën 3-1. Ata janë aktualisht në krye të grupit të tyre në Ligën e Kombeve.
Por, tashmë në rrjetet sociale të gjithë po e komentojnë asistimin e Guler, madje duke e shpërndarë qindra herë.