Tensionoi situatën në Veri, Vuçiç prezanton propozimin e tij me katër pika për deeskalimin të veriut të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq prezantoi katër pikat që sias tij do të ishin baza e deeskalimit të situatës në veri.

Aty përfshihen lirimi i serbëve të arrestuar së fundmi, tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale sepse, siç thotë ai, është në interesin kombëtar të arrihet një zgjidhje politike.

Vuçeviq ka vlerësuar në Instagram se situata në Kosovë është vazhdimisht shumë e vështirë.

“Duhet të flitet nën një çati për lirimin e të gjithë atyre që u arrestuan në mënyrë të paligjshme. Duhet të flitet për tërheqje të menjëhershme të njësive speciale të policisë. Duhet të flitet për formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Dhe të flasim për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e vetëqeverisjes lokale. Për mendimin tim, këto janë katër pikat që duhet të jenë themeli i zgjidhjes së kësaj situate, nëse vërtet duam të shkojmë në drejtim të de-përshkallëzimit” theksoi Vuçeviq.

Ai shtoi se është i shqetësuar, sepse sipas tij “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe Albin Kurtit përfaqësojnë dhunë”, shkruan Informer, përcjell teve1.info.

“Politika e Albin Kurtit, politika e Qeverisë në Prishtinë, është rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë e Serbisë. Ai në thelb e imponon politikën e tij përmes dhunës dhe lëvizjeve të njëanshme. Prandaj jam i shqetësuar dhe prandaj nuk jam i sigurt se e shoh zgjidhjen me mjete politike dhe Zoti e dhëntë të jetë e mundur, sepse Serbisë i duhet shumë. Interesi ynë jetik kombëtar është të arrihet një zgjidhje politike” tha Vuçeviq.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)