Tetë nxënës lëndohen nga sulmi i qenit në shkollën e mesme në Podujevë – drejtori shpalos detaje për Insajderin

Tetë nxënës të shkollës së mesme “Fan Noli” në Podujevë janë sulmuar sot nga një qen endacak. Tre prej tyre janë sulmuar nga qeni ndërsa 5 tjerë janë lënduar duke ikur prej tij.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin drejtori i shkollës, Fatmir Emini teksa shtoi se gjendja e tyre është stabile, por që  për shkaqe sigurie nga Podujeva tre nxënësit janë dërguar për në QKUK.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 8:50, një qen i racës belg, gjinia ka qenë femër ka hy në oborrin e shkollës sipas informative, dera e hyrjes së shkollës ka qenë e hapur ka hy në korridor dhe është largu nga punëtorët teknik. Gjatë daljes punëtorët teknik e kanë larguar prej oborrit të shkollës, dhe ka dalë jashtë oborrit të shkollës qeni. Disa nxënës që kanë qenë në një kafiteri aty afër shkollës, ku nxënësit shërbehen edhe me ushqime, aty ju ka vërsul nxënësve, e kanë lajmëruar policinë, kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Janë të lënduar 3 ndërsa 5 tjerë duke ik prej tij kanë pësuar disa gërvishtje, por 3 janë që i ka sulmuar qeni”, ka konfirmuar drejtori për Insajderi.

“Ne kemi qenë bashkë me drejtorin e Arsimit dhe zyrtarin për informim kemi qenë edhe në qendrën emergjente edhe në polici, na kanë konfirmu që nuk janë në rrezik diçka mirëpo na kanë informu që janë përcjell për në QKUK për shkak se mundet me qenë helmues, dhe i kanë marrë trajtimet”, ka thënë ai.

I njëjti qen iu është vërsulur edhe zyrtarëve policorë, tha drejtori. Ai konfirmoi poashtu se edhe prindërit janë kontaktuar nga ana e tij.

“Pasi jam kthy, i kam telefonu të gjithë prindërit, por sipas informative i njëjti qen edhe policëve iu ka vërsul”, tha Emini.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)