Kur flasim për rritjen personale dhe profesionale, frika nga dështimi është në qendër të vëmendjes. Por ka një ankth tjetër, që është në hije dhe për të cilin nuk flitet shumë: frika nga suksesi
Kjo frikë, që fshihet pas qëllimeve, ndërton në mënyrë zgjedhjet dhe veprimet tona.
“Frika nga suksesi ka të bëjë me ankthin për arritjen e qëllimeve të dikujt dhe pasojat e mundshme që vijnë në karrierë dhe në çështjet e punës. Kjo frikë mund të jetë aq e fortë sa të bëhet, pavarësisht se keni aftësitë dhe mundësitë për të pasur sukses,” thotë Mark Travers, psikolog në “Cornell University”, shkruan Forbes.
1. Frika nga ndryshimi
Suksesi shpesh sjell ndryshime të rëndësishme, përgjegjësi të reja, rutina të ndryshuara dhe pritshmëri të një natyre tjetër. Ndërsa këto ndryshime mund të jenë emocionuese, ato mund të jenë edhe frikësuese. Një studim i publikuar në “Journal of Experimental Social Psychology” zbuloi se njerëzit priren t’i vlerësojnë gjërat më pozitivisht kur janë më gjatë në një vend pune. Kjo, për faktin se janë më të njohur me ambientin, kolegët, natyrën e punës dhe stabilitetin.
2. Frika nga përgjegjësitë
Suksesi shpesh vjen me përgjegjësi të shtuara, gjë që mund të duket e frikshme për shumë persona. Frika për të menaxhuar detyrat e reja mund të bëhet pengesë për të arritur objektiva në aspektin e karrierës. Pesha e këtyre përgjegjësive mund t’i pengojë njerëzit në rrugën drejt suksesit, pasi ata shqetësohen më lehtë për dështimin dhe përmbushjen e pritshmërive.
3. Frika nga humbja e raporteve
Suksesi mund të ndryshojë dinamikën e marrëdhënieve personale dhe profesionale, duke çuar në ankth, zili ose perceptim ndryshe nga të tjerët. Shumë njerëz shqetësohen se arritjet e tyre do të krijojnë distancë mes tyre dhe të dashurve apo kolegëve që kanë më të afërt, duke shkaktuar tensione apo edhe humbje të marrëdhënieve. Kjo frikë nga përballja me braktisjen mund të jenë goxha penguese, sidomos nëse eksperiencat e mëparshme kanë treguar se suksesi ka çuar në zili apo largim të miqve, familjarëve, kolegëve etj./Telegrafi