Ukraina sulmon trupat e Koresë së Veriut për herë të parë

Trupat e Koresë së Veriut tashmë po shohin veprime ushtarake në rajonin Kursk të Rusisë, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas.

“Trupat e para të Koresë së Veriut tashmë janë sulmuar në rajonin e Kurskut”, tha Andrii Kovalenko, kreu i Qendrës së Ukrainës Kundër Dezinformimit.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase i paidentifikuar më vonë konfirmoi raportin, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Bëhet e ditur se trupat ukrainase kanë mbajtur zona të mëdha të Kurskut që nga fillimi i gushtit, pasi Kievi filloi një ofensivë të befasishme ndërkufitare në rajon, shkruan yahoonews.

Javën e kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se 8,000 trupa të Koresë së Veriut ishin zhvendosur në Kursk dhe ai parashikoi se ata do të hynin në luftime së shpejti.

“Ne nuk i kemi parë ende këto trupa të dislokohen në luftime kundër forcave ukrainase, por ne do të presim që kjo të ndodhë në ditët në vijim”, tha Blinken.

Në të njëjtën konferencë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se nëse trupat e Koresë së Veriut do të merrnin pjesë në luftime ose do të ofronin mbështetje luftarake, ato do të bëheshin “objektiva legjitime ushtarake”.

Ndryshe, deklarata e Kovalenkos ishte e para që sugjeroi se trupat e Koresë së Veriut tani po luftojnë në mënyrë aktive përkrah trupave ruse dhe kundër Ukrainës.

Gjeneral Majori i Forcave Ajrore të SHBA-së, Pat Ryder tha në një konferencë të Pentagonit se SHBA-ja po “shikon” raportet.

Ndërkohë, inteligjenca ukrainase ndau detaje të pajisjeve ushtarake që thotë se Rusia u ka dhuruar trupave të Koresë së Veriut, duke përfshirë mortaja, pushkë dhe mitralozë./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër