Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë arritur me sukses të shënjestrojnë qendrën stërvitore të rusëve – duke e goditur me sistemin raketor amerikan HIMARS.
Kjo ishte hera e gjashtë që në tetë muajt e fundit rusët e pësojnë në këtë formë, derisa po stërviteshin në ambient të hapur.
https://twitter.com/Maks_NAFO_FELLA/status/1846503838854881683
Raportohet se rreth 20 ushtarë rusë së bashku me shumë pajisje ushtarake, janë goditur nga raketa e HIMARS-in amerikan.
Media ruse por edhe ato ukrainase raportojnë se sulmi ka ndodhur në rajonin ukrainas Zaporizhzhia, që është kontrollin e rusëve.
Ishte Brigada e 27-të që kreu sulmin, kurse që nga marrja e këtyre armëve të avancuara nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, rrjedha e luftës në këtë vend ka marrë një kahje tjetër