Një veturë e mbushur me eksploziv është fotografuar mbi digën ukrainase, pak para se të hidhej në erë në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në jug të vendit, kurse pamjet janë realizuar me dron nga Kievi.
Imazhet janë e një raporti që sugjeron se Rusia kishte motiv dhe mundësi ta hedhë në erë digën, pasi ajo zonë kontrollohet nga Moska, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e shkrepura nga ajri mbi digën Kakhovka dhe që janë shpërndarë nga Associated Press shfaqin veturën e shpërthyer në kulm.
Në anën tjetër, dy zyrtarë të lartë ukrainas thonë se trupat ruse janë të stacionuara në rajonin krucial brenda digës, kurse ukrainasit thonë se shpërthimi ndodhi dhe shkatërroi digën.
Shkatërrimi i digës çoi në përmbytje vdekjeprurëse, duke e goditur rëndë vendin që konsiderohet si shporta më e madhe e bukës në botë.
Imazhet satelitore shfaqin veturën e parkuar mbi digë, në ditën kur ndodhi shpërthimi i madh që u detektua edhe nga organizatat që monitorojnë tërmetet.
Kulmi i veturës shihet i shkatërruar plotësisht, që dukej sikur ishte goditur nga një minë – e rreth mjetit kishte shumë kabllo që tregojnë se mund të jetë aktivizuar eksplozivi brenda mjetit./Telegrafi