Vuçiq i revoltuar me fjalimin e Kurtit në Tetovë: “Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi Shqipërinë e Madhe”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë të diel ka thënë se kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”. Ai tha se ajo që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut “ishte skandal i skandaleve”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, ka thënë Vuçiq në “TV Pink”.

Vuçiq tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”, duke shtuar se Demaçi ishte “mentor dhe idhull i Krutit”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar politik i Besnik Bislimit.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

  • Postime të ngjashme

    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit. Shpallja e aktgjykimit është bërë këtë të hëne nga gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj,…

    Dorasi dhe viktima nga ngjarja tragjike në Prishtinë ishin djemtë e aktorit të njohur kosovar

    Vëllai vrau vëllanë në kryeqytet. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmë në rrugën “Tirana”. Për motive ende të panjohura i dyshuari Gent Myftari theri me thikë vëllain e tij, Auron Myftarin. Si…

    Mos i humbisni

    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    • October 28, 2024
    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    Dorasi dhe viktima nga ngjarja tragjike në Prishtinë ishin djemtë e aktorit të njohur kosovar

    • October 28, 2024
    Dorasi dhe viktima nga ngjarja tragjike në Prishtinë ishin djemtë e aktorit të njohur kosovar

    Bordi i RTK-së njofton dorëheqjen e Adi Krastës, nuk hapen zarfat për Drejtor të ri

    • October 28, 2024
    Bordi i RTK-së njofton dorëheqjen e Adi Krastës, nuk hapen zarfat për Drejtor të ri

    Qeveria serbe e shpallë Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, ja çka parasheh ky vendim

    • October 28, 2024
    Qeveria serbe e shpallë Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, ja çka parasheh ky vendim

    Lajmërohet Ilir Meta, arrestimin e quan “rrëmbim të paligjshëm dhe kriminal”

    • October 28, 2024
    Lajmërohet Ilir Meta, arrestimin e quan “rrëmbim të paligjshëm dhe kriminal”

    Konfirmohen dy vdekje në Prizren, Policia jep detaje

    • October 28, 2024
    Konfirmohen dy vdekje në Prizren, Policia jep detaje