Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përkundër se zyrtarë amerikanë kanë thënë se për anëtarësimin e Kosovës në NATO nuk pyetet Serbia, ka marrë përsipër të flasë për të.
Vuçiq, siç raporton ‘Danas’, ka thënë se Kosova do të has në rezistencë të fortë të Spanjës dhe Hungarisë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, përcjell Demokracia.com.
“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq.
I pyetur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.
“Kemi kërkuar nga Prishtina të cilët çdo ditë po bëjnë probleme të ndalen, të ndalen dhe të mos tentojnë të shkaktojnë probleme në veri të Kosovës”, tha ai.