“Ti je popull kot”/ Juli sqaron batutën ndaj Meritonit: Jam ofenduar nga fillimi deri në fund…

Julian Deda ka sqaruar batutën që i tha Meritonit “ti je popull kot”, pas një debati të ashpër me të ndërsa ky i fundit i tha “s’je burrë, dua të të vesh tanga”. Sipas Julit, fraza është një shprehje popullore që përdoret për të zhvlerësuar personin që ke përballë duke e cilësuar inutil dhe të pallogjikshëm; ose thënë me fjalë të tjera, rob kot.

Juli u shpreh se shprehja është gjerësisht e përdorur, por nëse Meritoni do ta përdor në konotacion tjetër duke futur ngjyrime patriotike është tjetër gjë.

Në kundërpërgjigje, Meritoni u shpreh se: “Unë e marr të mirqënë se është shprehje popullore ajo që thua ti për “popull kot”, por ti prap je tendencioz.”

Ledioni: Juli, çfarë ke dashur të thuash me popull kot?

Juli: Është një batutë qindravjeçare shqiptare që thuhet kur ke përballë një person pallogjikë dhe inutil për mua.

Ledioni: Pra, domethënë rob kot.

Juli: Po, rob kot. Mesaduket edhe Baci që është lindur dhe rritur në Itali e ditka.

Ledioni: Duhej sqaruar sepse jetojmë në kohë të vështira ku çdo gjë shihet me vëmendje të madhe.

Juli: Po jo mor zemrat e mija, ne nuk jemi në Big Brother Danimarka, në Big Brother Shqipëria jetojmë.

Ledioni: Absolutisht po, por duhet të jemi të kujdesshëm për të mos cënuar, fyer, denigruar asnjë në asnjë lloj forme, prandaj japim mundësinë për tu sqaruar. Meriton, ti kur e dëgjove a ishe në dijeni që është një shprehje që përdoret për njeriun dhe jo për…

Meritoni: Ndërhyni, mbroheni tani. Unë kur më tha ‘popull kot’ iu ktheva në mosbesim duke i thënë ‘popull kot’?

Juli: Do ta përdorësh? Përdore, përdore…

Graciano: Klipi ishte… domethënë ke marrë rekord për klipin më të gjatë në Big Brother.

Meritoni: Dëgjo, është diçka që thanë u komentua jashtë vëlla dhe unë s’dua ta përdor. Është shprehje të cilën e thonë në popullin tim, s’dua ta përdor.

Ledioni: Jam i lumtur që ju po i sqaroni këto situata…

Juli: S’kishte çfarë të sqarohej aty sepse është shprehje që përdoret. Kaq ishte kjo situatë, nuk ishte momenti për të parë klipin deri në fund për të parë të gjitha sharjet që kam ngrënë nga Meritoni deri në fund? Faleminderit, nuk kam çfarë të them më…

Ledioni: Të lutem Juli, mos e keqinterpreto.

Juli: Jo, jo sepse në atë klip jam ofenduar nga fillimi deri në fund.

Meritoni: Unë e marr të mirqënë se është shprehje popullore ajo që thua ti për “popull kot”, por ti prap je tendencioz.

Ledioni: Marrëdhënia jote me Meritonin është e tillë dhe vazhdon të qëndrojë ashtu. Ti je një person që nuk beson te sinqeriteti i Meritonit dhe ajo që donim sot është të sqaronim një fjali që është komentuar shumë në media.

Juli: Po, e kuptoj por do doja shumë të shihja vidioklipin kur thotë s’je burrë, dua të të vesh tanga, do doja shumë ti dëgjoja nga ky Meritoni i mirë dhe i drejtë. Që u vishka burrave tanga ky.

  • Postime të ngjashme

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK. Tvklan.al ka siguruar videon e momentit të…

    Mos i humbisni

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    • October 21, 2024
    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    • October 21, 2024
    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit